Nga Sokol Bregu
16 korrik 1969
Ora 13.32
Qëndra Hapësinore Kenedi.
Florida.
SHBA
Misioni i pestë i programit Apollo të NASA-s.
U quajt Apollo 11. Fluturimi hapësinor amerikan që zbarkoi për herë të parë njerëzit në Hënë.
Komandanti Neil Armstrong u bë personi i parë që doli në sipërfaqen e Hënës.
11 prill 2023 ende vazhojnë përpjekjet për të çuar njeriun e parë në mars, e kur kjo të ndodhi bota do të ketë një tjetër revolucion.
Teknologjia po avancon me ritme te frikshme qe kur Armstrong mbërriti në hënë, dhe media po ashtu në gjithë botën. Por apollo 11 ka një rekord të pathyeshëm për vetë televizionet, edhe pse 54 vite më parë është momenti më i ndjekur në tv, dhe jo vetëm në SHBA, por në të gjithë historinë botërore. Hapi i parë i Armstrong në sipërfaqen hënore nuk është thjesht një foto, është audienca televizive më e madhe në botë.
Mbetemi në SHBA. Çdo sekondë e Superboulit, finalja sportive më e ndjekur në bote ka të fiksuar mesatarisht 110 milione amerikanë cdo vit. Në 1 shkurt të 2015-ës, arritin në 114.4 milione abonentë duke mbajtur rekordin e aktiviteteve sportive. Momenti më i parë në SHBA pas superboulit është fjalimi i dorëheqjes së Riçard Nikson 8 gusht 1974.
Në Shqipëri, pak veta kanë parë nisjen e Apolli 11, dhe akoma më pak dorëheqjen e Niksonit, ama dita që dalin përgjigjet e llotarisë amerikane në Shqipëri, ajo është faqja më e klikuar në historinë e Shqipërisë. Sepse mbase ëndrra amerikane po shuhet, por ëndrra shqiptare për të qenë amerikan nuk vdes kurrë.
BBC një ndër tv më të mëdha në botë, transmetimin më të ndjekur të saj rregjistron finalen e futbolllit Angli - Gjermani Perëndimore në 1966. 32.3 milionë shikues. Që pas atij momenti BBC, dhe çdo britanik pret një tjetër finale me parrullen në dorë “Its Coming home”, ndërkohë që kupa e botës nuk udhëton që nuk udhëton për në shtëpi. Për në Britaninë e Madhe udhëtojnë vetëm shqiptarë të cilët e konsiderojnë Londrën shtëpinë e tyre.
Në Itali filmi më i ndjekur italian i të gjitha kohërave është Luftë apo Paqe, një produksion italo amerikan. Shqiptarët që prej rënies së komunizmit iken aty dhe vërtet gjetën paqe. Por që nga viti 2015 ne Itali lindin afërsisht 10 mijë femijë me një prind shqiptar e që rregjistrohen si të tillë. Ky është një problem edhe më i madh. Kjo nuk është një çështje siperfaqësore se nga Ilir, Gent apo Teuta bëhesh Silvio Françesko, apo Giorga.
Alfa tv është televizioni më i ndjekur në Greqi. Baza e tij është e gjitha informative. Protestat kryesore në Greqi pasqyrohen pothuajse të gjitha në këtë ekran. 480 mijë shqiptarë të rregjistruar në shtetin fqinjë përpiqen me çdo kusht të marrin një pasaportë vendase që u jep të drejtën me qenë grekë, dhe të levizin të lirshem drejt BE-se. Por asnjeherë në këmbim të pasaportës nuk morrën një leksion proteste e jo më të ishin pjesë e saj.
E kur ëndrrën e ke amerikane, shtëpinë britanike, fëmijët italianë dhe pasaporten greke, çfarë mbeten ?
Dikush thotë shpresa, mbase dhe po. Sepse ska asgjë për tu humbur.
Por KÇK është një emision që flet vetëm për krimin, dhe ka si objekt vrasës dhe viktima të ardhshme. Vetëm këta nuk udhëtojnë për askund.



