Analisti Baton Haxhiu thotë se PS dhe LSI e kanë arritur marrëveshjen për zgjedhjet e qershorit.
Megjithatë, gazetari nga Kosova shprehet me rezerva për koalicionin e majtë.
“Unë e di se marrëveshja mes Ramës dhe Metës është arritur tashmë për zgjedhjet e ardhshme. Por besoj se ky koalicion është i pistë”, tha Haxhiu në një emision në “News 24”.
Për Haxhiun, Partia Socialiste duhet të shkojë vetëm në zgjedhje dhe jo me LSI-në.



