Nikola Kedhi, drejtues i Institutit Konservator Shqiptar, komentoi në studion e MCN Informacion ftesën që presidenti Trump i ka bërë Shqipërisë për të marrë pjesë në Bordin e Paqes për rindërtimin e Gazës. Kedhi tha se ftesa nuk është individuale për kryeministrin dhe aq më pak një certifikatë pastërtie për figurën e tij.
Kjo pagesë do të duhet bërë për të qenë anëtar i përhershëm. Shtetet janë ftuar për një mandat 3-vjecar. Kjo ftesë është për republikën e Shqipërisë, njësoj siç është për Kosovën apo vende të tjera. Nuk është një certifikatë pastërtie. Nuk u është çuar vetëm vendeve perëndimore, demokratike. Në Ballkan u është çuar shteteve si Shqipëria e Kosova për specifikat që kanë në rajonin e Ballkanit. Këtë ftesë e kanë marrë edhe vende diktatoriale.
Duke u ndalur te kritikat e kryeministrit Rama për shërbimin diplomatik, Kedhi tha se janë përpjekje të tij për të zhvendosur vëmendjen.
Ahmetaj thotë se 14 miliardë euro janë vjedhur. Ndaj km bën këto lojërat duke sulmuar njerëz të kabinetit. MPJ ka nevojë për reformim por kjo nuk bëhet nga ata që e kanë politizuar trupin diplomatik. Ka qenë traditë që trupi diplomatik ka qenë tepër i respektuar. Nuk e shpëtojnë kritikat Ramën. Ne duhet të kërkojmë llogari për të punësuarit tanë. Ata paguhen me taksat tona.



