Rrahman Rraja: Im bir nuk ka dhunuar njeri, unë nuk largohem nga PS-ja

Rrahman Rraja: Im bir nuk ka dhunuar njeri, unë nuk largohem nga PS-ja

Deputeti socialist, Rrahman Rraja, është i bindur se i biri është i pafajshëm. Një ditë pas arrestimit të djalit të tij, për dhunimin e Xhisiela Malokut, deputeti socialist tha se kjo nuk është e vërtetë.

“Nuk ka kryer dhunë”, tha sot paradite ndërsa dilte nga Kuvendi.

Rraja e përjashtoi mundësinë e largimit nga PS-ja pas kësaj ngjarjeje. “Nuk ka lidhje, nuk largohem nga grupi”, u tha ai gazetarëve.

Rexhep Rraja u arrestua dje pas një vendimi të Gjykatës së Krujës. Vendimi u mor pas daljes së ekspertizës mjeko-ligjore, që provoi se 25-vjeçarja Xhisiela Maloku ishte dhunuar dhe torturuar.

Ngjarja u bë publike pak ditë më parë, kur oficeri i policisë, Emiljano Nuhu, dëshmoi për dhunën e ushtruar ndaj vajzës së re dhe akuzoi policinë për neglizhencë, si dhe tregoi se ishte kërcënuar me armë në prani të deputetit Taulant Balla. Sipas Nuhut, ngjarja ka ndodhur që në fillim të verës, konkretisht më 21 korrik 2018, por policia ka heshtur duke mos ndjekur asnjë procedurë kundrejt djalit të deputetit, pavarësisht se ishte në dijeni të dhunimit të saj.

Në denoncimin e Nuhut përmendet edhe numri dy i PS, Taulant Balla, i cili akuzohet për përfshirje në këtë çështje me qëllim mbylljen e dosjes së Rexhep Rrajas. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy