“Gjici”, Sazan Guri tregon takimin me gruan në video: I dhashë librin për qentë

“Gjici”, Sazan Guri tregon takimin me gruan në video: I dhashë librin për qentë

Në një lidhje telefonike në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, aktivisti Sazan Guri ka komentuar njohjen e tij me gruan që shfaqet në videon me ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici. Ai tha se i kishte dhënë gruas librin “Psikologjia e qenit”, që jepte ide se si të bashkëpunohet me krerët e bashkive në vend për trajtimin e qenve të rrugës. Sipas tij, ai libër, “Psikologjia e qenit” ka tre vjet që kur nisën problemet në bashkinë e Pogradecit me qentë e rrugës dhe aty thuhet se si hyhet në diskutim me kryetarët e bashkive në Shqipëri. “Nuk kisha ndërmend të flisja për këtë çështje, por pashë sot se si një gazetar, meqë pyeti dhe unë i thashë që po i kam dhënë një libër që ka ide, por ai e ka shkruar sikur i kam dhënë një projekt të falur. Atë vajzën e kam takuar vetëm një herë, më ka ardhur me një kushëririn tim që kishte një tokë në Durrës. Ai libër, “Psikologjia e qenit” ka tre vjet që kur nisën problemet në bashkinë e Pogradecit me qentë e rrugës dhe aty thuhet se si hyhet në diskutim me kryetarët e bashkive në Shqipëri. Kjo erdhi dhe mori librin, ndërsa isha në një restorant në Durrës me nusen time dhe nuk e kam parë më. Unë sugjeroja që ushqimet që mbeteshin nga njerëzit në kompleksin turistik t’u jepeshin qenve të rrugës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy