Në dalje të selisë të Kuvendit një qytetare ka ndalur kryetarin e Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafajn për t’i bërë një pyetje në limitet e provokimit.
Gruaja në fjalë, siç shihet edhe në video, i bën “pritë” përballë një telekamere të rastit Xhafajt për ta pyetyr: “Jam nëna jote jote në moshë, më habit një gjë, kur bëheni deputetë shëndosheni, hallet e popullit iu shëndoshin? Apo…nuk e kuptoj.” Përgjigjia e Xhafajt është edhe më provokuese, “frutat e stinës”.



