Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën 'arrest me burg" për 4 të arrestuarit e mitur Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç, të cilët akuzohen për vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici.
Prokuroria e Elbasanit kishte dorëzuar në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë arrest ne burg për katër të miturit e arrestuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tyre 15-vjeçar në Gramsh.
Akuza e formuluar ndaj tyre është vrasje në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.
Sipas materialeve të dorëzuara në gjykatë, rezulton se të rinjtë që u bënë pjesë e ngjarjes, ishin konfliktuar disa muaj më parë dhe më 16 maj kishin shkuar për të marrë hak duke u pajisur me thika dhe doreza.



