23 vatra zjarri në 24 orë/ Në aksion për fikjen e zjarreve edhe 60 efektivë të FA

23 vatra zjarri në 24 orë/ Në aksion për fikjen e zjarreve edhe 60 efektivë të FA

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ka njoftuar sot se përgjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri.

Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjegjës ndaj Emergjencave pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Robert Hysenllari informoi se në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 327 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor dhe forca vullnetare.

Gjithashtu të angazhuara janë 25 mjete zjarrfikëse.

Vatrat aktive aktualisht janë në Bashkinë Klos, në vendin e quajtur Skarreth Ekonomia pyjore Linos-Guri i Bardhë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll ahu. Gjatë ditës së djeshme është bërë ndërhyrja me forca zjarrfikëse për të kontrolluar dhe izoluar vatrën dhe sot do të vijojë puna për shuarjen e zjarrit.

Bashkia Durrës, në fshatin Shetaj, ka vazhduar puna në terren për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Gjithashtu dhe në bashkinë Kurbin, në fshatin Mal Bardhë, zjarri është zhvilluar me intensitet të ulët në një sipërfaqe me shqopë, shkozë dhe dëllinjë, në zonën e quajtur “Maja e Sukës”. Vatra e zjarrit po mbahet në monitorim.

Ndër të tjera në bashkinë Shkodër, në vendin e quajtur Bjeshka e Bregut, zjarri ka rënë rreth orës 23.00 datë 6.8.2022 dhe deri sot rreth ores 04 te mëngjesit ka qene shume problematik, janë rrezikuar banesa verore( stane), bagëti, blete etj.

“Është ndërhyrë nga banorët e zonës, punonjës te shërbimit pyjor dhe forcat zjarrfikëse. Situata është normalizuar, dhe nuk ka pasur dëme. Operacioni vijon me mbështetjen dhe të 60 efektivëve të FA”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy