Dhuna ndaj kamarierit 18-vjeçar në Vlorë, ka nxitur reagime të shumta qytetarësh në të gjithë vendin. Ngjarja ndodhi në një prej zonave më të frekuentuara të qytetit, ku një efektiv policie dhunoi kamarierin në ambientet e punës, duke shkaktuar jo vetëm panik, por edhe një reagim të fortë publik dhe institucional.



