Inceneratorët, Rama: Investimi nga buxheti s’është për kompaninë. Me Lefter Kokën, kam punuar shumë mirë

Inceneratorët, Rama: Investimi nga buxheti s’është për kompaninë. Me Lefter Kokën, kam punuar shumë mirë

 

“Investimi nga buxheti i shtetit nuk është për kompaninë, por për shërbimin! Do paguash një më një për plehrat që pastrohen. Sot paguajmë një çmim për ton prej 29 euro”.

Kështu tha Kryeministri Edi Rama në vijim të dëshmisë në komisionit hetimor për inceneratorët, duke nënvizuar se paratë e buxhetit të shtetit, nuk janë për kompaninë dhe organizatën kriminale, por për shërbimin.

Ai mohoi shifrën prej 100 milionë euro të dhënë nga paratë e shqiptarëve, por tha se deri më tani janë dhënë 55 milionë.

I pyetur se si i ka ndjekur këto projekte, Rama deklaroi se i ka ndjekur dhe ndjek deri në detaje, por jo si inxhinier, supervizor apo teknik, por si njeriu që kërkon që punët të bëhen shpejtë dhe mirë.

Pyetjes nëse është në dijeni se dy prej inceneratorët nuk e bëjnë incenerimin, Rama tha se ky është opinion dhe nuk është fakt.

“Elbasani është një vepër që ka folur vetë me punën që ka bërë. Tenkikalitetet nuk më takojnë mua. Këto projekte janë një nga krenaritë e mia si Kryeministër. Sa punojnë ose jo, janë çështje që kërkojnë vëmendje të madhe për ti parë teknikisht. Në Elbasan po të pyesësh një qytetar, thonë se ajo kodra që i mbyste atje, nuk është më”, deklaroi kreu i qeverisë.

Pyetjes nëse është në dijeni se këto tre inceneratorë janë fituar nga i njëjti grup kompanish, ai sqaroi se kjo nuk është puna e Kryeministrit, por se ai dëshiron punën dhe rezultatin, ndërsa për proceset e brendshme, është një zinxhir i tërë njerëzish që sipas tij kanë funksionuar dhe kryer detyrat.

“Nëse dikush përtej detyrës ka bërë nga ato gjërat që s’duhet prandaj e kemi bërë reformën në drejtësi”, tha Rama.

Lidhur me dy të shpallurit në kërkim, ai tha se duhet sqaruar nëse kanë hyrë në marrëdhënie korruptive me një ish-ministër apo kanë marrë 430 milionë euro, Kryeministri tha se është në dijeni që janë në kërkim.

“Kur kam thënë të majtë e të djathtë, nuk kam bërë shaka, për këtë është reforma në drejtësi. Unë me Lefter Kokën kam punuar shumë mirë. Për sa kohë nuk ka një vendim nga gjykata, puna vazhdon”, tha ndër të tjera Edi Rama.

Kryeministri shtoi se është në dijeni se SPAK ka nisur hetimet për inceneratorët.

Rama flet me shifra, sa janë dhënë për inceneratorët: Më jepni dokumente, nga i nxorët 430 milionë euro

Inceneratorët, Rama: Jam krenar! Nga buxheti i shtetit, nuk u financua impianti i Tiranës

Rama: I qëndroj vendimit të qeverisë! Pushteti është i keq shumë, tundon të madh e të vogël

Rama në komisionin hetimor: Dua të ndihmoj në zbardhjen e së vërtetës! Kokën e njoh si ministër, jo pronar përfitues

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy