Në Maqedoninë e Veriut rastet e reja dhe numri i vdekjeve vijojnë të jenë tepër shqetësuese.
Autoritet shëndetësore atje bëjnë me dije se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv 1288 persona nga 3349 teste të kryera gjithsej. Shqetësues është edhe raporti tamponë raste, pasi 38% e tyre rezultojnë pozitivë.
Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 39 humbje jete, ndersa janë shëruar edhe 1 078 persona.



