266 pasuri të paluajtshme të llojeve tokë arë, tokë truall, hotel, poste parkimi dhe apartamente, me vendndodhje në Tiranë, Durrës, Elbasan, Hamallaj, Lezhë, Shkodër, Himarë, Sarandë që i përkisnin një grupi kriminal janë sekuestruar nga SPAK. Ndërkohë vlera e pasurive të sekuestruara dyshohet të jetë rreth 150 milionë euro, të cilat dyshohet se i përkasin një grupi kriminal në fushën e trafikut ndërkombëtar të kokainë dhe pastrimit të parave.
Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me studion e MCN Live lideri i grupit është Salvador Aliu, ndërsa në hetim janë dhe biznesmenë si Redi Peza, Ardi Koçeku dhe Kujtim Shtufit.
Më tej, Rusta tha se Eldi Dizdari bënte lidhjen mes grupit të goditur disa ditë më parë dhe atij të djeshmit.
Masa sigurie janë vendosur për Nikoll Bibajn, Isa Aliun, Sokol Bibaj, Florian Musai, Armando Paçani, Denis Matoshi (Eldi Dizdari), Naldi Yzeiraj, Oklid Aliu, Dritan Gjika, Shpëtim Aliu, alias Salvador Aliu.
Lideri i këtij grupi me 10 persona është Salvador Aliu, një shtetas shqiptar me origjinë nga Elbasani i cili aktualisht jeton në Dubai. Pjesa më e madhe jetojnë ndërmjet Amerikës Latine dhe Dubait. Disa prej tyre janë arrestuar edhe për llogari të hetimeve të shteteve të ndryshme. Florian Musai është arrestuar disa herë për llogari të Italisë. Rezulton që në Shqipëri kishin kompani, investime, një numër të lartë asetesh mbi afri 180 vila në zonat bregdetare, hotele, kompani të ndryshme, llogari bankare. Janë afroi 300 llogari të sekuestruara. Duke përdorur shitje aksionesh, transferim aksionesh, kontrata dhurimi kanë mundur që të jenë të rëndësishëm në treg, edhe pse emra të panjohur. Ky hetim përfshin dhe emra të tjerë, është biznesmeni Redi Peza që është kontrolluar. Janë kontrolluar sendet e tij të komunikimit dhe zyrat e tij. Ai është aksioner i kompanisë Sviluppo Mare. Po ashtu i përfshirë ndërtuesi Ardi Koçeku dhe kompania Ferro Beton. Ditën e djeshme janë ushtruar kontrolle dhe janë sekuestruar asete në pronësi të Kujtim Shtufit.
Eldi Dizdari bënte komunikimin mes dy grupeve kriminale.



