Xama: Fondamentet nuk justifikojnë ndërhyrjen e BSH në tregun valutor  (VIDEO)

Xama: Fondamentet nuk justifikojnë ndërhyrjen e BSH në tregun valutor (VIDEO)

Gazetarja e ekonomisë, Ola Xama, thotë se ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në tregun e këmbimit valuator nuk justifikohet nga fondamentet. Në një intervistë në MCN TV, Xama e vuri theksin te blerjet e monedhës euro, sidomos vitin e fundit. 

 

Shqipëria ka qenë vitet e fundit nën një fluks të madh të depërtimit të euros. Kemi parë mbiçmim të lekut ndaj euros dhe dollarit. Ajo që kemi parë në deklaratat e ndërhyrjeve dhe operacioneve tregtare të BSH-së, kemi parë sasi rekord të blerjes së monedhës euros. 

 

Në 2023 - 265 milionë euro 

Në 2024 – 932 milionë euro

1 miliard euro në 2025 

 

Po të shohim si e sqaron BSH këtë ndërhyrje në treg, ajo lidhet me frenimin e mbiçmimit të lekut. Pyetja që lind është, kur BSH në deklaratat publike ka thënë që monedha kombëtare është forcuar për shkak të fondamenteve (eksportet, investimet e huaja direkte, të ardhurat nga turizmi), atëherë pse duhet të ndërhyjë në treg?

 

Sepse nuk është krijuar destabilitet i tillë që të ndërhyhet në treg. 

 

Në ligjin e BSH përcaktohet qartë që regjimi I kursit të këmbimit në Shqipëri është i lirë, dhe BSH kur ka zgjedhur cfarë pozicioni të mbajë, ka zgjedhur të ruajë stabilitetin e çmimeve. Ndërhyrjet në tregun e këmbimit valuator bëhen vetëm me qëllim ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Pra kur vendi e ka pasur inflacionin brenda objektivave, pse ka ndërhyrë në tregun e këmbimit?

 

Zyrtarisht BSH e shpjegon ndërhyrjen me fondamentet. Mua nuk më rezulton që është kjo. Ndaj kam ngritur këtë pyetje. BSH duhet të japë sqarime për këtë.

 

Psh nëse kanë hyrë shumë euro nga eksportet, atëherë pse duhet të jetë i rrezikuar ky sektor? 

 

E vetmja që kemi dyshime është rritja e flukseve të pajustifikuara të euros.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy