Ndonjëherë prindërit nuk e mendojnë gjatë atë që përjetojnë fëmijët kur shohin se mes tyre ka probleme. Një vajzë 14-vjeçare në Itali u gjet e vetëvarur mëngjesin e sotëm në dhomën e saj.
Ngjarja ka ndodhur në Katania. Prindërit gjetën një letër në të cilën ajo shpjegonte se motivi që e kishte shtyrë të merrte vendimin fatal ishte fakti se dy prindërit po ndaheshin.
Ngjarja është zbuluar nga nëna e vajzës, e cila ka hyrë në dhomën e saj dhe ka parë skenën.
Pavarësisht se ka lajmëruar menjëherë ambulancën, mjekët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë, pasi adoleshentja kishte ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë.
Policia ka bërë të gjitha verifikimet dhe ka vendosur t’i kthejë trupin familjes, duke e konsideruar rastin si vetëvrasje në kushtet e tronditjes psikologjike.



