Urdhri i Inxhinierit/ Nazarko: Nuk është nismë e qeverisë, do jetë i pavarur (VIDEO)

Urdhri i Inxhinierit/ Nazarko: Nuk është nismë e qeverisë, do jetë i pavarur (VIDEO)

Prej disa javësh projektligji për urdhrin e inxhinierit po diskutohet në komisionin e veprimtarisë prodhuese. Shoqatat duket se janë të ndara për këtë draft. Një pjesë janë pro tij dhe një pjesë e inxhiniereve e kundërshtojnë ne disa pika, duke vlerësuar se edhe ky profesion do të kapet nga politika.

Lidhur me këtë, në studion e MCN Live, ish-kryetari i Shoqatës së Gjeodeteve të Shqipërisë, Romeo Nazarko deklaroi se sipas këtij urdhri inxhinierët duhet të vetërrotullohen.

Ai tha se kërkesa duhet të niste nga ministria e infrastrukturës, por e kanë marrë përsipër 5 shoqata si grupe interesi. Sipas tij, urdhri ia heq licencës personave që e kanë marrë padrejtësisht, ndërsa sa i përket kuotës bëri të ditur se ajo nuk është fikse por në bazë të anëtarëve.

Ky është një draft ligj i paraqitur aktualisht në parlamënt por diskutohet prej 2010. 5 shoqata më kryesoret që kishin dëshirë të organizoheshin, kanë firmosur dhe i kanë nisur ministrisë së infrastrukturës krijim e urdhrit të inxhinierit. 80% e profesioneve janë rregulluar dhe vetëm ai i inxhinierit dhe arkitektit nuk është rregulluar dhe dyshimi im është se 60% e buxhetit shkon te ministria e infrastrukturës dhe duke mos dashur ta lënë këtë monopol nuk e kanë marrë këtë nismë dhe e kemi marrë ne si grupe interesi. Ky urdhër duhet të çlirohet për të vetë rregulluar inxhinierët dhe nuk do të ketë ndryshim të kritereve. Në 2015 duke parë që qeveritë s’kishin interes për krijimin e këtij urdhri, i cili do ishte gjithëpërfshirës e çuam draft ligjin sepse ishte në interesin tonë sepse të tjerët e kishin mendjen te tenderat, dhe ky urdhër ju heq licencën kush e ka marrë në mënyrë të padrejtë.

Ndër të tjera Nazarko akuzoi se ministria nuk e ka pasur dëshirën për krijimin e një urdhri për inxhinierët sepse nuk kanë dëshirë për të hequr nga duart këtë monopol nga duart e ministrisë.

Duhet ta marrin në dorë shoqatat e interesit sepse këta nuk duan urdhra fare. Profesorët sot i ke në dyert e ministrive që merren me tendera dhe jo me mësim. Kuota nuk ka çmim fiks sepse është në varësi të numrit të anëtarëve. Rritet numri i inxhinierëve dhe ulet kuota. Këta gënjejnë dhe mashtrojnë sepse te ministria infrastrukturës ke urdhra që nuk firmosen sepse nuk ua kërkon njeri. Është hera e parë që shoh që deputetë i janë sulur një grupi inxhinierësh. Kjo është nisma jonë dhe jo e qeverisë është kauza jonë dhe do e mbrojmë deri në fund.Nuk është nismë e qeverisë, urdhri do jetë i pavarur.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy