Një rrahje masive ka ndodhur të shtunën pas mesnate në lokalin “Barcode” në Tetovë, njofton Policia e Tetovës.
Sipas informatave jozyrtare një grup prej 10 vetash nga lagja Vardarskë kanë filluar të qëllojnë me sende të ndryshme në lokal ndaj një grupi tjetër.
Policia ka arritur në vendngjarje menjëherë mirëpo personat e implikuar kishin ikur nga vendngjarja.
Pas kësaj policia ka marrë incizimet nga kamerat në lokal dhe ka bërë identifikimin e autorëve.



