Raundi i parë i zgjedhjeve në Francë, Le Pen triumfon ndaj Macron

Raundi i parë i zgjedhjeve në Francë, Le Pen triumfon ndaj Macron

Një fitore e qartë, Marine Le Pen dhe partia e saj e ekstremit të djathtë Bashkimi Kombëtar, dominojnë raundin e parë të zgjedhjeve legjislative duke arritur një rezultat prej 34% të votave.

Ndërkohë partia e Emmanuel Macron, Rilindja, është shumë larg, midis 20 dhe 22%, ndërsa e majta e bashkuar në Frontin e Ri Republikan ka arsye të shpresojë, duke arritur në 28-29% të votave.

Drupal Ad

Sipas parashikimeve të para, e djathta ekstreme mundet për herë të parë në Francë, të marrë një shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare dhe pozicionin e kryeministrit nga kandidati 28-vjeçar i Le Pen, Jordan Bardella.

Emmanuel Macron ishte i pari që foli: “Përpara Kuvendit Kombëtar, ka ardhur koha për një bashkim të gjerë, qartësisht demokratik dhe republikan për raundin e dytë”.

Raundi i parë i votimit u zhvillua të dielën, ndërsa raundi i dytë do të mbahet më 7 korrik. Në këto zgjedhje janë 577 mandate parlamentare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy