
Dita e Flamurit do të jetë ditë pushimi edhe në Kosovë. Me një vendim të ri, kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, e ka shpallur 28 Nëntorin ditë pushimi.
Vendimi është marrë duke u mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare.
“Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t'i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik”, shkruan Haradinaj në Facebook.



