
Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar mbi pjesën e dytë të dokumentarit Rai 3 i cili e ka shpallur Shqipërinë narko-shtet.
Ai tha se vendi ynë nuk mund të konsiderohet një narko-shtet i pastër pasi për të qenë i tillë duhet të jesh një vend i rëndësishëm prodhues.
Sipas tij, narko-shteti ka disa kritere, nëse ne nuk do kishim kontrollin që kemi nga aleatët ne rrezikonin të ishim narko-shtet i pastër.

Narko-shtet është Ekuadori, Amerika Latine, Afganistani që prodhon 80% të gjithë heroinës, por a është Shqipëria një narko-shtet i pastër, jo sepse duhet të jesh vend i rëndësishëm prodhues. Sot narkotikët që kanë pjesën më të madhe në treg janë droga sintetike dhe kokainë dhe Shqipëria nuk prodhon asnjërën prej tyre.
E dyta Shqipëria nuk mund të bëhet shtet i mirëfilltë narko-shtet sepse jemi në Evropë, kemi probleme të mëdha me krimin e organizuar, ku dhe një pjesë e mirë e parave vijnë nga trafikantë. Jemi vend i rëndësishëm në Evropë për prodhimin e kanabisit, por në vetvete që të themi që Shqipëria është narko-shtet nuk e themi.
Fakti që kemi ndërkombëtarët mbi kokë është trysni e madhe. Narko-shteti ka disa kritere, nëse ne nuk do kishim kontrollin që kemi nga aleatët ne rrezikonin të ishim narko-shtet i pastër.



