
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dorëzuar pasditen e kësaj të premteje në selinë e Partisë Demokratike, dosjen me dokumentacionin e nevojshëm për të garuar për postin e Kryetarit të kësaj partie. Zgjedhjet do zhvillohen më 22 maj.
Ndërsa afati i fundit për të zyrtarizuar kandidaturat është dita e shtunë. Deri më tani vetëm Berisha e ka dorëzuar dokumentacionin dhe asnjë tjetër nuk ka shprehur dëshirën për të garuar përballë liderit historik të PD-së.



