Shqipëria pas orës 12 të mesnatës është pjesërisht në errësirë. Kjo pas urdhërit të ministres Balluku për kursimin e energjisë nga institucionet publike dhe lokale, ku një nga masat është fikja e ndriçuesve edhe në akset kryesore rrugore.
Por edhe pse apeli ka ardhur nga Ministria e Energjisë në zyrat e saj dritat janë lënë ndezur edhe pas mesnate.



