Zyrtarët e Koresë së Veriut, në një vizitë të rrallë në Iran

Zyrtarët e Koresë së Veriut, në një vizitë të rrallë në Iran

Një delegacion i profilit të lartë të Koresë së Veriut po bën një vizitë të rrallë në Iran, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Hera e fundit që zyrtarët nga Pheniani bënë një udhëtim të shpallur publikisht në Teheran ishte në vitin 2019.

Një delegacion i kryesuar nga ministri i Koresë së Veriut për marrëdhëniet e jashtme ekonomike, Yun Jong Ho, u nis për në Iran me avion të martën, sipas agjencisë. KCNA nuk zbuloi detaje të mëtejshme rreth vizitës.

Në shkurt, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un i dërgoi një mesazh urimi presidentit iranian Ebrahim Raisi për 45 vjetorin e Revolucionit Islamik. Kim shprehu besimin se “marrëdhëniet tradicionale të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona të krijuara në rrugën e luftës së përbashkët kundër imperializmit do të zgjerohen dhe zhvillohen në fusha të ndryshme”.

Zëdhënësi i DASH, Matthew Miller tha të martën e kaluar se Uashingtoni është "tepër i shqetësuar" për bashkëpunimin e dyshuar midis Teheranit dhe Phenianit në zhvillimin e raketave bërthamore dhe balistike. Të dy vendet mbeten nën sanksione të ashpra ndërkombëtare për programet e tyre të armëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy