
Partizani ka mundur Tiranën në përballjen e së dielës.
Kampionët në fuqi të Kategorisë Superiore fituan 2-1, ndërsa ishin golat e Cordeiro e Solomon që vendosen fatet e takimit.
Ndeshja në "Selman Stërmasi" erdhi pas një situate të tensionuar që u krijua për shkak të përplasjes së dy tifozerive në shkallët e stadiumit.



