Teksa vendet e Europës me përjashtim të Hungarisë, nuk njohin pasaportat tona të vaksinimit, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli thotë se ekziston mundësia e udhëtimit drejt tyre.
Për MCN, Rakacolli thotë se Shqipëria është klasifikuar në nivelin më të ulët të rrezikshmërisë në rajon.
"Ka vënë disa kushte, që janë ose prova e certifikatës së vaksinimit që mund të merret në e-Albania, ose tamponi 71 orë para udhëtimit, ose dokumenti që është kaluar Covid-19 dhe qytetari ka anti-trupa.
Kjo ishte një kërkesë që e bëri qeveria hungareze, sepse nuk po e bënë vetëm me Shqipërinë, por po e bënë me shumë vende.", u shpreh Rakacolli.



