Me thasë në shpinë drejt Malit të Zi, policia sekuestron drogën, por transportuesit ia mbathin

Me thasë në shpinë drejt Malit të Zi, policia sekuestron drogën, por transportuesit ia mbathin

Tre thasë me kanabis sativa me peshë 67.5 kg të cilët do transportoheshin në Mal të Zi janë sekuestruar nga policia e Shkodrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Malit të Zi. Sipas policisë,

shërbimet kufitare gjatë patrullimit  në kufirin jeshil, në orët e para të mëngjesit  kanë konstatuar tre shtetas të cilët po lëviznin në drejtim të kufirit me Malin e Zi dhe secili po transportone nga një thes ku dyshohej se kishte lëndë narkotike. Menjëherë kanë njoftuar grupin Operacional të DVKM Shkodër, Policinë e Malësisë së Madhe  si dhe Policinë Kufitare të Malit të Zi.

Tre shtetasit që transportonin lëndën narkotike porsa kanë parë se po ndiqeshin nga Policia,  në vendin e quajtur Rapsh, Malësi e Madhe, kanë fshehur thasët me lëndë narkotike  në shkurre dhe  duke shfrytëzuar kushtet e errësirës dhe terrenin e thyer malor janë larguar në thellësi  të kufirit me Malin e Zi.

Policia Kufitare  gjatë krehjes së zonës ka gjatur dhe sekuestruar 3 thasë ku brenda të cilëve kishte 60 pako me peshë 67.5 kg lëndë narkotike të dyshuar si “Cannabis Sativa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy