Ka 220 milionë dollarë në bitcoin, por ka humbur fjalëkalimin

Ka 220 milionë dollarë në bitcoin, por ka humbur fjalëkalimin

Një pjesë e madhe e bitcoin-eve të lançuara ndër vite kanë humbur. Sipas vlerësimeve të Chainalysis, rreth një e pesta e 18.5 milion bitcoin-eve të nxjerra nga viti 2009 deri më sot janë në kuleta të “vdekura”, në të cilat askush nuk mund të ketë akses.

Një nga këto portofole është ai i programuesit gjerman, Stefan Thomas, një nga themeluesit e një kriptomonedhe tjetër, Ripple, dhe më pas themeluesi dhe CEO i Coil, një kompani me bazë në San Francisko, që ndihmon krijuesit e përmbajtjes në internet që të fitojnë para nga biznesi i tyre. Thomas i tha New York Times se një vit më parë ai humbi fletën në të cilën kishte shkruar fjalëkalimin e potofolit të tij dixhital, i cili përmban 7 002 bitcoin.

Me çmimet aktuale, kriptovalutat e Thomas do të vlejnë më shumë se 220 milion dollarë. IronKey u jep përdoruesve 10 shanse për të futur fjalëkalimin, por në gabimin e dhjetë ai fshin përmbajtjen njëherë e përgjithmonë.

Thomas është përpjekur të futë disa nga fjalëkalimet e tij më të përdorura, por ai kishte bërë 8 gabime dhe i lejohet të gabojë vetëm një herë. Tani ai e ka fshehur çelësin në një vend të sigurt, me shpresën se në të ardhmen dikush mund ta ndihmojë atë të rikuperojë fjalëkalimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy