Australia pretendon se do të nxjerrë 85 milionë doza vaksinë të koronavirusit në muajin janar në rast se dy provat premtuese që aktualisht ka në dorë rezultojnë të suksesshme.
Scott Morrison, kryeministri i Australisë, u shpreh se vendi ka arritur dy marrëveshje për prodhimin e vaksinave në vitin 2021, gjithmonë nëse ata miratohen. Për të gjithë këtë proces kryeministri deklaroi se kostoja ishte 1.7 miliardë dollarë.
25 milion njerëzit e Australisë mund të fillojnë të marrin doza që nga janari, por për momentin nuk ka asnjë garanci.
"Sidoqoftë marrëveshja e vë Australinë në krye të vendeve që luftojnë koronavirusin, nëse ekspertët tanë u japin dritën jeshile vaksinave,"- tha kryeministri.
Një vaksinë është nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania farmaceutike AstraZeneca, ndërsa tjetra është e vendit e prodhuar nga Universiteti i Queensland dhe CSL. Sipas BBC, të dyja këto vaksina kanë shumë mundësi të jenë të përbëra nga dy doza.
Australia ka regjistruar më shumë se 26,000 raste koronavirusi dhe 769 vdekje, shumica në dy muajt e fundit pas një shpërthimi në Victoria. Të dielën vendi njoftoi se do të zgjaste masat për rihapjen me 2 javë para se të nisë lehtësimi i masave.



