Parku Kombëtar i Vjosës/ DiCaprio: Sot është bërë historia

Parku Kombëtar i Vjosës/ DiCaprio: Sot është bërë historia

Aktori i njohur i Hollywood-it, Leonardo DiCaprio ka festuar pas shpalljes së lumit të Vjosës si Park Kombëtar duke deklaruar se “sot është bërë historia”.

Sot dje është bërë historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit dhe ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë.

Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm.

Një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit është këtu. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme.

Një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë, ku jetojnë më shumë se 1 mijë lloje kafshësh dhe bimësh, u shpall park kombëtar nga qeveria shqiptare, duke e bërë Vjosën të parin e këtij lloji në kontinent.

Lumi Vjosa rrjedh 270 kilometra nga malet e Pindit në Greqi përmes kanioneve të ngushta, fushave dhe pyjeve në Shqipëri deri në bregdetin e Adriatikut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy