“Zgjedhjet në vend u manipuluan”, Shkullaku flet për dilemën e opozitës

“Zgjedhjet në vend u manipuluan”, Shkullaku flet për dilemën e opozitës

Nga studio e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, analisti Armand Shkullaku tha me bindje se zgjedhjet në Shqipëri janë manipuluar. Por dilema sipas tij nuk është a bëri opozita atë që duhej por a bëri mirë opozita që u përpoq të bindte shqiptarët që një regjim mund të mposhtet me vota.

“Zgjedhjet në Shqipëri u manipuluan, ky është mendimi im. Dilema nuk është a bëri opozita atë që duhej, por a bëri mirë opozita që u përpoq të bindte shqiptarët që një regjim mund të mposhtet me vota. Mendoj se këtu ishte problemi kryesor i opozitës. Nga një opozitë që kishte aksiomën që s’mund të ketë zgjedhje të lira me Edi Ramën kryeministër, mbërritëm te një opozitë që u ul në tavolinë me Damian Gjiknurin dhe rregullat e lojës i përcaktoi sërish Edi Rama. Ka disa elementë, opozita hyri në betejë me një maxhorancë që kishte bërë ndarjen territoriale sipas hartës së saj, me një maxhorancë që bëri një ligj elektoral që ndaloi koalicionet parazgjedhore dhe bëri një fletë votimi siç e donte maxhoranca, një ligj që defavorizonte dhe u votua në parlament, opozita hyri në zgjedhje me një forcë që hapi thesin e punësimeve para zgjedhjeve, hyri në betejë me një qeveri që vetëm vitin e fundit ka rritur shpenzimet në buxhet rreth 30% më shumë se një vit normal qeverisje, hyri në betejë me një maxhorancë që kontrollonte 60% të bashkive dhe hyri me një maxhorancë që kishte grupin më të pasur të vendit”, tha Shkullaku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy