Ka shkuar në 8 numri i punonjësve të policisë të infektuar nga koronavirusi, 3 prej të cilëve janë në Tiranë
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, në përditësimin e bilancit të COVID.
Gjendja e punonjësve të policisë është e stabilizuar, ndërsa ata qëndrojnë të vetëizoluar.
Ndërkohë është vendosur edhe një tunel dezinfektimi te Drejtoria e Policisë së Shtetit.
Policët kalojnë përmes saj me maska të vendosura në fytyrë.



