Zgjedhjet e parakohshme/ Kush janë pesë kandidaturat për kryeministër të ri të Kosovës? (VIDEO)

Zgjedhjet e parakohshme/ Kush janë pesë kandidaturat për kryeministër të ri të Kosovës? (VIDEO)

Pozita e kryeministrit përbën figurën kryesore në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Nisur nga kjo, të gjitha subjektet politike dhe koalicionet që garojnë në zgjedhje, përpiqen që përmes kandidatit të tyre për këtë pozitë, të sigurojnë një mbështetje më të gjerë nga votuesit.

Partitë dhe koalicionet në Kosovë kanë dalë me emrat e pesë figurave politike si kandidatë për pozitën e kryeministrit.

Kadri Veseli nga PDK-ja, Albin Kurti nga Vetëvendosje, Vjosa Osmani nga LDK-ja, Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-PSD, dhe Fatmir Limaj nga koalicioni Nisma-AKR do të garojnë për të parin e Qeverisë në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.

Aktualisht, këto figura politike pritet të jenë në qendër të vëmendjes në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kadri Veseli

Kandidati i Partise Demokratike të Kosovës, 52 vjeçari Kadri Veseli, është drejtues i kësaj partie, me bagazh si njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas luftës ai ishte edhe shef i Shërbimit Informativ të Kosovës. Veseli ka diplomë Bachelor të Universitetit të Kamzës në Shqipëri,  aktualisht është duke përgatitur tezën e doktoraturës në Ljubljanë të Sllovenisë. Si kryetar i Kuvendit ai u zgjodh në dhjetor të vitit 2014. Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, Veseli mori drejtimin e PDK-së, ndërkaq që më 2017 u rizgjodh kryetar i Kuvendit.

Vjosa Osmani

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, 37 vjeçarja nga Mitrovica, Vjosa Osmani e shkolluar në Amerikë për shkenca juridike, është fituesja e të gjitha sondazheve në Kosovë, si kandidate e mundshme për kryeministre.  

Gjatë angazhimit në Kuvendin e Kosovës në tri mandate si deputete, ajo shërbeu si kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, paraprakisht në Komisionin për Integrime Evropiane si dhe nënkryetare e Komisionit për Reforma Kushtetuese në Kosovë. Në dy mandatet e fundit, ishte deputetja grua më e votuar në Kosovë.

Si profesoreshë universiteti, në Kosovë ajo ligjëron lëndë nga fusha e së Drejtës Ndërkombëtare, ndërkaq në Amerikë ligjëron lëndën “Shtet-ndërtimi dhe e Drejta: Përvoja e Kosovës”.

Albin Kurti

Kandidati i Vetvendosjes, 44 vjeçari nga Prishtina, Albin Kurti, i diplomuar në Shkencat Kompjuterike dhe Telekomunikuese, ish i dënuar në burgjet serbe, si organizator kryesor i protestave të studentëve në vitin 1997. Kurti njihet si themelues i Lëvizjes Vetëvendosje organizatë kjo që për shumë vite kishte kundërshtuar politikat e UNMIK-ut por edhe të udhëheqësve vendor në Kosovë. Për herë të parë Albin Kurit u bë deputet në vitin 2010, kur lëvizja e themeluar nga ai vendosi ti hyjë garës zgjedhore, madje në zgjedhjet e fundit ishte njeriu më i votuar në Kosovë. 

Ramush Haradinaj

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, 51 vjeçari nga Deqani, Ramush Haradinaj, njihet si ish-oficer dhe drejtues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Dukagjinit.

Më 3 dhjetor 2004 në parlamentin e Kosovës u zgjodh kryeministër me shumicë votash. Më 8 mars të vitit 2005, Tribunali për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi publikoi aktakuzën për krime lufte ndaj tij dhe si rrjedhojë po atë ditë Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e Kryeministrit . Ai të nesërmen shkon vullnetarisht në Tribunalin e Hagës, ku me të mbërritur u burgos. Haradinaj është shpallur i pafajshëm në dy gjykime nga Haga. Ndërsa postin e kryeministrit e mori edhe një herë në vitin 2017 pas një koalicioni me PDK. Pikërisht për ftesën që ia bëri Gjykata Speciale, i ftuar si i dyshuar, Haradinaj më 19 korrik të 2019 dha sërish dorëheqje.

Fatmir Limaj

Kandidati i partisë më të re “Nisma”, 48 vjeçari nga Malisheva, Fatmir Limaj, me nje karrierë ushatarake dhe politike, si një ndër themeluesit e PDK, ishte i akuzuar për një rast tjetër të krimit të luftës nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë(EULEX), u shpall i pafajshëm nga Gjykata. Limaj do t’i ndante rrugët me PDK-në më formimin e partisë “Nisma”, kryetar i të cilës është aktualisht. Limaj që shërbeu si zv kryeministër në qeverinë Haradinaj, tani i ka hyrë garës për kryeministër pas një koalicioni me AKR-në.

Sidoqëtëjetë, fushata për zgjedhjet e parakohshme të caktuara tashmë për 6 tetor, pritet të mbështetet pikërisht në këto pesë kandidatura dhe programet që i ofrojnë për qeverisjen gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy