
Kryetari i PD-së Sali Berisha i ftuar në emisionin Tëb Paekspozuarit në MCN TV ka komentuar fshatën zgjedhore ku u shpreh se Edi Rama ka marrë përsipër të fshehë dhe të vendosë figurën e tij në çdo aspekt dhe atë lokal dhe qendror.
Ai tha se kjo nuk ka ndodh kurrë më parë në skenë, kurrë ndonjëherë ndonjë lider kryesor në zgjedhje lokale nuk ka zënë billbordet e kandidatëve lokalë. Sipas tij, Rama ka shuar çdo hapësirë të kandidatëve dhe ka trajtuar ata si mister, si njerëz që si nxjerr.
Rama ka asgjësuar në krahun e tij karakterin lokal të fushatës dhe ka marrë përsipër gjithçka. Së dyti ka asgjësuar debatin, unë e kam ftuar e ftoj dhe do ta ftoj se ka një detyrim para qytetarëve që politikani të konfrontoj qëndrimet me kundërshtarin. Ai vetë nuk vjen, kandidatët nuk i lejon dhe kandidatët tanë i ftojnë kudo sa ndonjëherë i them merrni një karrige në mes të sheshit dhe flisni dhe le t’ju dëgjoj kush të dojë, por ata nuk dalin se janë të zhytur deri në vesh.
Ai vete i thotë Kipes si e do gomarin, asaj tjetrës të Durrësit i flet për shalqinin, Sako është Gjushi me fustan, unë do e denoncoj atë dhe në këtë kontekst çfarë të bëj njëra palë. Dua të them se kjo është fushatë lokale ndërsa ky del dhe ka marrë gjithçka. Ke dëgjuar ndonjë fjalim të qeveritarëve vendor ky asgjë. Ai ka marrë simbol zorrën, e mori lopatën po u dogj me lopatën se lopata e ka bishtin mbrapa.



