Sharka: 10 për qind e fermerëve braktisin çdo vit bujqësinë! Nafta jepet për ata që s’e punojnë tokën (VIDEO)

Sharka: 10 për qind e fermerëve braktisin çdo vit bujqësinë! Nafta jepet për ata që s’e punojnë tokën (VIDEO)

Eksperti i bujqësisë Eduart Sharka tha në MCN Live se edhe në tremujorin e tretë të vitit kemi një rënie të produktit bujqësor, referuar shifrave të INSTAT.

Sharka tha se në Shqipëri ka sot më shumë produkte importi ndërsa të paktën 10 për qind e fermerëve braktisin çdo vit bujqësinë. 

Panorama e situatës së fermerëve nuk është e mirë. Sot fermerët i gjejmë më pak të angazhuar në punët e bujqësisë. Fermerë që kanë braktisur tokën, që janë larguar, që kanë braktisur investimet, për shumë e shumë arsye. Po nisem nga treguesit makro, në tremujorin e tretë sipas INSTAT kemi një rënie të produktit bujqësor me 0,5 për qind. Ka dy vjet që produkti bujqësor është në stanjacion. Kemi stanjacion dhe s’kemi situatë të mirë për fermerët. Ne kemi paralajmëruar që me politikat ekonomike, fiskale, do kishim një rënie të prodhimit bujqësor dhe këtë e vërtetojnë shifrat e INSTAT-it. Sot në treg kemi shumë produkte importi. Kemi ulje të prodhimit vendas dhe shtim në treg të produkteve të importit. Jemi i vetmi vend në rajon që i tatojmë produktet bujqësore 20 për qind. Kjo bën që të kemi çmime të larta. Informaliteti është gjithashtu një plagë e madhe e sektorit bujqësor në Shqipëri. 10 për qind e fermerëve çdo vit braktisin bujqësinë, por mund të shkojë deri në 20 për qind. Kjo është një plagë e madhe dhe një dukuri që duhej luftuar dhe të bëhej çmos për ta shmangur. Një tragjedi tjetër është shpopullimi i zonave rurale”.

Sharka kritikoi edhe skemën e shpërndarjes së naftës, e cila sipas tij jepet mbi bazën e pronësisë së tokës, dhe jo për ata që e punojnë realisht tokën. 

Bujqësia është një biznes i pasigurt. Ne kemi dhënë rrugën për zgjidhje. Sot inciativohet fare pak dhe me skema të dështuara. Gjysma e fermerëve që kanë marrë naftë nuk punojnë tokën. Kjo është fatkeqësi! Jepet naftë për ata që paraqesin pronësinë e tokës, ndërkohë që të tjerë e punojnë tokën”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy