Greqia është e shqetësuar për shkak të dyndjeve të emigrantëve nga Turqia, vala e të cilëve sapo ka nisur.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka thirrur një takim të këshillit kombëtar të sigurisë së vendit, të dielën në mbrëmje, për shkak të situatës së krijuar me refugjatët që u janë drejtuar kufijve grekë, pasi Turqia hapi kufijtë.
Njëkohësisht, Greqia po përballet edhe me koronavirusin.
Shtatë raste janë raportuar deri tani në shtetin fqinj.



