Në studion e MCN Informacion u diskutua në lidhje me edukimin financiar të fëmijëve.
Mësuesja Ana Llazo tha se ky edukim duhet të nisë që në moshë të vogël.
Shkrimtarja për fëmijë, Lefterie Gjoshe, tha se fëmijës duhet t’i mësohet që herët se si menaxhohen të ardhurat e familjes.
Ndërsa ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiq, tha se një vëmendje e veçantë duhet gjatë adoleshencës.
Ana Llazo
Nëse nuk edukohen financiarisht që në moshë të hershme, atëherë të rinjtë nisin e mendojnë për emigrimin. Duhen informuar sa më shumë për paratë dhe mënyrën si menaxhohen. Shkolla duhet të jetë partner shumë i fortë në bashkëpunim me familjen.
Lefteri Gjoshe
Të edukosh fëmijën financiarisht është detyrë e prindërve. Prindërit e kanë për detyrë që t’i edukojnë në këtë mënyrë. Edhe pak transparencë në lidhje me fëmijët duhet. Pra të informosh për blerjet dhe paratë që hyjnë në shtëpi. Nuk duhet të jetë hermetike ndarja prindër-fëmijë. Gjithçka lidhet me edukatën që jepet. Një nënë që ia plotëson fëmijës të gjitha se vetë ka vuajtur formon një njeri që kalon në ekstremin e kundërt.
Romina Radonshiqi
Me kutinë e kursimeve nis edukata financiare. Fëmija duhet të kuptojë rëndësinë e të kursyerit.
Një fëmijë duhet ta kuptojë deri ku janë mundësitë. Në adoleshencë ka një problem tjetër. Kur fëmijët punojnë, prindërit edhe duhet të pyesin nëse fëmijët sjellin shumë para në shtëpi.



