
Të udhëtosh nga Lushnja për në Fier kushton po aq sa të udhëtosh nga Lushnja për në Tiranë edhe pse distancat janë të ndryshme. Çmimi në të dyja rastet, është 400 lekë të reja. Distanca nga Lushnja në Fier është 29 kilometra ndërsa nga Lushnja në Tiranë, 89 kilometra, gati tre - fishi.
Gazetarja: Si kaluat? Sa kushton bileta?
Shoferi: Nga Tirana në Lushnjë është katër mijë lekë.
Gazetarja: Po janë vetëm fugona ato, nuk ka autobus?
Shoferi: Po biletë autobuzi të japin.
Gazetarja: Sa është bileta nga këtu për në Fier?
Shofer: Pesë mijë lekë.
Gazetarja: Po për në Lushnjë?
Shoferi: Katër.
Nga Tirana drejt Lushnjës lëvizja bëhet me autobuzë ose furgona, ndërsa nga Lushnja në Fier qytetarët lëvizin me vetura katër ose gjashtë vendëshe, pasi linjë të veçantë për këtë itinerar nuk ka.
Gazetarja : Për në Fier?
Shoferi: Shkoni te Labëria, aty kalojnë ata të gjithë.
Gazetarja: Sa kushton nga Lushnja në Fier?
Shofer: Po katër mijë lekë vetëm për njeri po s’ka njerëz se po të ketë njerëz…
Gazetarja: Katër mijë lekë për në Fier.
Shoferi: Nuk ka njerëz pra.
Gazetarja: Jepni bileta, apo pa biletë?
Shoferi: Çfarë biletë japim ne, ka vajt nafta me dymije e pesëqind lekë.
Gazetarja: E kuptoj!
Shoferi : Nuk ashtu shteti më për ne, jo ne për shtetin.
Gazetarja: E kuptoj, ju jeni privat ëë?
Shoferi: Privat, njëlloj si këto paguajmë dhe ne. Po ta marrësh vetëm përshëmbull do paguash 16 mijë lekë.
Lidhur me situatën, Kryetari i Shoqatës së Transportit Publik Kujtim Mema deklaroi se linja nga Lushnja në Fier ekziston, por konkurrenca e pandershme e ka lënë pa punë.
Kryetar i Shoqatës së Transportit Publik : Linja punon rregullisht nga Lushnja për në Fier.
Gazetarja: Ku është?
Kryetar i Shoqatës së Transportit Publik : Në terminal pra niset, në stacion të autobuzave.
Kryetar i Shoqatës së Transportit Publik: Kam 20 vjet që merrem për të hequr transportin informal dhe shteti nuk e heq informalitetin. Kështu që ti mos u merr me neve se çfarë po bëjmë ne, merru me atë informalitetin që ka këtë biletë dhe qytetarët shkojnë hipin atje dhe nuk hipin ke ne.
Gazetarja: Unë me këtë po merrem pra, që nuk ka linjë këtu edhe është funksional vetëm informaliteti, ku abuzohet. Nga dy mijë, ka shkuar bileta katër mijë.
Kryetar i Shoqatës së Transportit Publik: Pikërisht pra. Nëqoftëse ai i Lushnjës ka katër orare në ditë dhe bën vetëm një orar nuk e bën dot se e mundin këto të tjerët dhe nuk është fajtor ai, më kupton? Abuzimi nuk është nga ne, po është nga ato dhe abuzimi është që policia dhe shteti të punojnë në drejtim të ndalimit të atyre që të vijnë ke neve edhe si të jetë rentable dhe ai që ikën në linjë, ai s’mund të ikë në linjë me 5 veta 6 veta, mirë, jo neve .
Gazetarja: Atëherë fakti që s’ka njerëz do të thotë që s’ka linjë?
Kryetar i Shoqatës së Transportit Publik : Jo pra linjë ka, del ai në linja edhe unë po dola sot për Korçë një mjet që del në orën gjashtë e gjysmë, në qoftë se ka tre veta, nuk niset ai. Ja jep atij tjetrit në shtatë e një çerek niset, pse? Se nuk do që neve të fusim lekë nga xhepi.
“Xhadat” kërkoi për mjetet dhe kompaninë e licensuar për itinerarin Lushnje -Fier .
Gazetarja: Ku është autobuzi?
Qytetari: Te rotondo.
Gazetarja: Këtu?
Qytetari: Duhet të ikësh mbrapsh, ku të qëllosh rotondon e parë. Tek rotondo e madhe.
Gazetarja: Po a është ky stacioni këtu?
Qytetari: Stacioni, po këtu nuk vjen për në Fier. I ke aty përpara.
Gazetarja: Po linjë nga Lushnja për një Fier ka?
Qytetari: Jo, nuk ka.
Gazetarjas: Nuk ka?
Qytetari : Jo, jo. Vetëm fugona gjen te rotondo tjetër.
Gazetarja: Këtu s’ka linjë?
Qytetari: S’bëhet fjalë.
Gazetarja: Prej sa kohësh?
Qytetari: Tani ka nga ato autobuzat që ikin për Sarandë
Gazetarja: E marr vesh, po linjë që të ketë nga Lushnja…
Qytetari : Nuk ka.
Nga verfikimi rezultoi se linja ndërqytetase nga Lushnja në Fier, nuk funksionon, duke i hapur kështu rrugën informalitetit. Të vetmit që po përballen me çmimin e lartë të lëvizjes në këtë aks janë qytetarët.



