Arrestimi i Jurgis Çyrbjas/ Bregu: Goditet për herë të parë lidhja krim-politikë (VIDEO)

Arrestimi i Jurgis Çyrbjas/ Bregu: Goditet për herë të parë lidhja krim-politikë (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e lajmeve të MCN Tv se me arrestimin e ish-deputetit të PS-së Jurgos Çyrbja SPAK i jep mesazh politikës që çdo gjë që gjendet në Encro Chat dhe Sky Ecc dhe ka lidhje me ta po verifikohet dhe do i vijë radha secilit.

Sipas Bregut, për herë të parë Shqipëria godet lidhjen krim-politikë.

Nuk ka një tjetër që është arrestuar për lidhje me krimin. Ky është i pari në Shqipëri. Të tjerët janë për korrupsion, shpërdorim detyre. Asnjëherë më parë nuk kemi pasur një arrestim të një politikani në lidhje me krimin. Ky është goditja e parë dhe sinjali i parë që SPAK i jep politikës që çdo gjë që gjendet në Encro Chat dhe Sky Ecc dhe ka lidhje me ta po verifikohet dhe do i vijë radha. Nuk është e thjeshtë të faktosh, tjetër gjë të shkruash, duhet provë rrethanore, materiale.

Që të gjitha nuk të çojnë në një burgim maksimal më shumë se 7 vjet. Se në fund bëhet bashkim, asnjë prej akuzave të ngritura përveç akuzës tregtimi i sekreteve shtetërore, shkon deri në 7 vjet. Kjo ka pas rëndësi sesa dënohet ai nëse gjendet fajtor, por e rëndësishme është që për herë të parë Shqipëria godet lidhjen krim-politikë.

Besoj që po. Duke parë komunikimet e tij në 2021, Çyrbja ka marrë vota personale në zona të djathta në Durrës, këtë e ka ndihmuar haptazi personi që ka fshehur në banesë në momentin që është shpallur në kërkim. SPAK, ose prokurori i çështjes duhet të ketë bërë deal zotërinjsh kur i ka treguar të gjitha provat që prokuroria ka pasur, e ka lejuar të japë dorëheqjen, që të mos ketë kërkesë për heqjen e mandatit etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy