Magjistratët e shkarkuar, Vishaj: Asnjë i pandehur për korrupsion, pa pavarësi s’ka shtet (VIDEO)

Magjistratët e shkarkuar, Vishaj: Asnjë i pandehur për korrupsion, pa pavarësi s’ka shtet (VIDEO)

Kryetari i shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj në një lidhje skype në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ e ka cilësuar si të vonuar procesin e vettingut edhe pse u shpreh se është dakord për shtyrjen e afateve. Sipas tij këto probleme duheshin zgjidhur më parë, ndërsa theksoi se aktualisht jemi në një moment delikat, por gjithsesi ky proces duhet të vazhdojë.

Është larg pritshmërisë sepse në këto 5 vite më shumë është dëmtuar si pushtet sepse ne kemi një parim ‘një drejtësi e vonuar një drejtësi e mohuar’. Kjo për shkak të dorëheqjeve dhe largimeve të cilat ka ndikuar në vonimin e drejtësisë. Ajo që na shqetëson është gjykatat e apelit, nuk mund të gjykohet në kohë, procese gjyqësore të cilat zgjasin pa fund, prandaj mund të themi se ne jemi në një moment shumë delikat.

Megjithatë duhet të besojmë te organet e vettingut, por nuk duhet të lihet një proces në mes, edhe pse 5 vite kanë qenë të mjaftueshme, por në momentin që duhet të shtyhet për të përfunduar procesin e vettingut për mua është normal dhe duhet dakordësi mes palëve për të shtyrë afatet. Këto probleme duheshin zgjidhur më parë, por ky proces duhet vazhduar. Ky proces nuk mund të ndalet, është një proces i mirë apo i keq asnjë se kishte imagjinuar se mund të ishte në këtë formë.

Më tej ai deklaroi se kur i hynë këtij procesi kishin si synim që të largonin nga drejtësia të gjithë ata persona që kishin një të shkuar lidhur me korrupsionin, por nga vendimet e deritanishme të marra nga KPK apo KPA, Vishaj shprehet se asnjë i pandehur nuk është shkarkuar për korrupsion.

Kur filluam këtë reformë në drejtësi kishim një eksperiencë, të gjithë binim dakord se s’duhej kjo reformë në drejtësi sepse të gjithë ishim dakord se kishte shumë elementë të korruptuar, por nga ana tjetër kishim edhe gjyqtarë dhe prokurorë të mirë. E gjithë kjo gjë u bë për të larguar ata që kanë një të shkuar, ku një nga kushtet ose kriteret e para që i duhej reformës ishte korrupsioni, i cili po e gërryente drejtësinë. Por vendimet e KPK apo KPA nuk ka asnjë që lidhet me korrupsionin, asnjë zero. Të gjitha janë për fshehje, harresa dhe asnjë për korrupsion.

Nuk ka asnjë vendim që korrupsioni ka larguar një magjistrat për korrupsionin. Ajo që mendoj është se duhet ndryshim mentaliteti që gjyqtarët e prokurorët duhet të shohin ligjin dhe jo të tremben nga politika. Nuk mund të kemi shtet nëse nuk ka pavarësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy