
Avokati Genc Gjokutaj thotë se bojkoti i avokatëve ka synim bërjen e një harte gjyqësore funksionale për një sistem gjyqësor efiçent.
Duke folur për MCN Live, Gjokutaj tha greva e avokatëve nuk ka shkaktuar kolapsin e sistemit të drejtësisë, por se është vetë sistemi i drejtësisë dhe mazhoranca me pseudoreformën, që e ka futur sistemin në kolaps.
Sipas tij, kjo paralizë nuk vjen nga avokatët por nga zbatimi i gabuar i ligjit dhe projektet e pakonsultuara që mazhoranca po aplikon me drejtësinë.
Gjokutaj tha se avokatët kanë kërkesa konkrete të cilat çojnë në zgjerimin ose krijimin e kushteve optimale të aksesit të shtetasve në drejtësi.
Ajo që i detyron avokatët të vazhdojnë këtë bojkot është heshtja, shurdhëria, injorimi total që i bën KLGJ, Ministria e Drejtësisë bashkë me mazhorancën kësaj pjese integrale të drejtësisë siç është avokatia.
Duke e zhbërë atë, pa u merakosur për pasojat, për interesat e shtetit në proces dhe për ndërtimin e një procesi të rregullt ligjor.
Avokatët nuk janë të ngurtë në kërkesat e tyre, qeveria e gjyqësorit dhe mazhoranca e kanë detyrim ligjor konsultimin e një drafti për funksionimin e drejtësisë.
Nuk marrin mundimin të kontaktojnë jo më të kenë vullnetin për ndryshimin e kësaj harte. Avokatët po kërkojnë që të mos suprimohen të gjitha gjykatat e apeleve.
Është më e lehtë që një projekt të zbatohet ashtu siç është paraqitur nga avokatët se sa të shkrihen 5 gjykata apelesh, edhe pse kjo diskutim.
Problemi nuk është teknik, problemi është që harta nuk është konsultuar me avokatët. Mund të jetë konsultuar me një pjesë.
Drejtësia është një organizëm, një qark i integruar i cili funksionon dhe ka filtrat e brendshëm të saj, mbi bazën e institut të ankimit, ligjshmërisë
I pyetur se si do të veprohet më tej, Gjokutaj tha se greva është pa afat dhe se nga ana e qeverisë së gjyqësorit dhe mazhorancës ka tentativa për ta prishur këtë grevë, duke gjobitur avokatët që nuk paraqiten, duke i cilësuar metoda represive.
Pa avokatin proceset nuk janë të ligjshme, avokatët nuk kanë asnjë interes, madje janë në presionin e palëve dhe familjarëve që të vazhdojnë gjykimet, por duke mos gjetur asnjë lloj konsideromi, janë të detyruar që të marrin masa ekstreme.



