Ish- Miss Universe Albania 2015, Megi Luka, vijon të zbukurohet dita ditës.
Një version biond i Angelina Jolie, sa e thjeshtë dhe me bukuri natyrale, Megi, shfaqet në hijeshinë që çdo femër do donte të kishte.
Bukuroshja nga Fushë Kruja vjen me fotografi mjaft ndjellëse duke shfaqur një bukuri që kujton aktoren dhe modelen franceze Briggite Bardot.
Këto ditë ajo ndodhet në Capri të Italisë për një shërbim fotografik, ku vjen me një freski të pashoqe dhe me linja për t’u admiruar.
Ajo është fotografuar në variantin ujë dhe sapun, me flokët e shpupuritura por edhe me bikini të argjendta, teksa fytyra e saj përkëdhelet nga dielli.
E veshur me një fustan sateni blu, dhe me flokët mënjanë shfaq linja mjaft sensuale.
Me buzët mishtore, vetullat e harkuara dhe sharmin që e karakterizon, ish-Missi e cila prej kohësh është angazhuar në sfilita si modele duket mjaft e hijshme.



