Meta: Mbi 60 mijë fëmijë janë larguar nga Shqipëria, të krijojmë kushte për t’i rikthyer në vend

Meta: Mbi 60 mijë fëmijë janë larguar nga Shqipëria, të krijojmë kushte për t’i rikthyer në vend

Presidenti Ilir Meta, duke marrë shkas nga publikimi i të dhënave të EUROSTAT, lidhur me largimin e fëmijëve nga Shqipëria, tha se mbi 60 mijë fëmijë janë larguar nga Shqipëria  dhe kanë kërkuar azil për herë të parë në një vend të BE-së gjatë 10 viteve të fundit (2011-2020).

Me këtë rast, Meta shprehu shqetësime këtë largim masiv të fëmijëve nga Shqipëria, ndërsa theksoi se duhet bërë gjithçka për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt evropiane në Atdhe.

Postimi i Metës

Sipas të dhënave të bëra publike nga EUROSTAT, mbi 60.000 fëmijë janë larguar nga Shqipëria dhe kanë kërkuar azil për herë të parë në një vend të BE-së gjatë 10 viteve të fundit (2011-2020).

Mbi 82 përqind e tyre janë nën moshën 14 vjeç.

Thellësisht i shqetësuar për këtë largim masiv të fëmijëve nga Shqipëria, veçanërisht për faktin se destinacioni i tyre final është i paqartë, e mbështes kërkesën e CRCA/ECPAT dhe inkurajoj ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, me hapjen e Kuvendit të ri, për të hetuar gjendjen dhe vendodhjen e tyre, analizuar arsyet dhe përgjegjësit, si dhe rekomanduar masat efikase me qëllim ndërtimin e një strategjie konkrete shtetërore për ndalimin e këtij fenomeni të rrezikshëm.

Të bëjmë gjithçka për fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, duke rikthyer besimin dhe garantuar mundësi dhe hapësira të reja, për t'u ndjerë plotësisht të realizuar, për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt evropiane në Atdhe.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy