Në redaksinë e emisionit Xhadat janë ankuar disa qytetarë të qytetit të Durrësit. Të cilët ankohen për projektin TID të propozuar nga bashkia, për shpronësimin e 74 banesave në lagjen më të vjetër të qytetit, pranë kalasë dhe amfiteatrit. Ata shprehen se me këtë projekt ata dalin në rrugë pas shpronësimit nga ana e bashkisë, sepse edhe me shumën e parave që kërkon bashkia t’u ofrojë, sipas tyre është qesharake dhe nuk blen dot asnjë garsoniere. Ata shprehen se bashkia po i shpronëson nga prona e tyre ku kanë jetuar me breza me radhë, për arsyen e ndërtimit të lulishteve, gjë e cila sipas banorëve, bashkia e quan interes publik. Një banor u shpreh se për shtëpinë e tij nuk e kishte me legalizim, që sipas tij ka pritur vite me radhë për ta marrë, tani me projektin TID ai thotë e toka i kalon shtetit dhe unë dalë në rrugë me nënën e tij, të cilën e ka 90-vjeçe, edhe pse nëna ka 60 vite në atë shtëpi dhe ai vetë 45 vite. Një tjetër banor i cili jetonte jashtë shtetit dhe kishte banesën që do të shpronësohej nga bashkia u shpreh me ironi duke thënë që vetë Edi Rama na tha neve të diasporës ejani investoni në Shqipëri, tani unë vijë këtu dhe Edi Rama na merr shtëpinë që kam ndërtuar për vite me radhë me punë në emigracion.
Ekipi i emisionit “Xhadat” iu drejtua bashkisë së Durrësit për të diskutuar rreth këtij projekti me kryetaren Emiriana Sako, por ishte e pamundur sepse kjo bashki qëndron kaq e blinduar saqë u desh 10 minuta që gazetari të debatojë me rojën e derës, i cili me një gjuhë arrogante, shpeshherë duke shtyrë dhe me forcë, duke thënë mos më detyro të dal nga vetja! Pas 10 minutash, në bashki vjen policia bashkiake me disa punonjës të cilët rrethuan bashkinë dhe ngjitjen e shkallëve për të shkuar tek zyra kryetares, dhe nuk lane ekipin e “Xhadave” të futeshim. Iu drejtuan informacionit dhe kërkuan intervistë me z. Emiriana, por nuk dha përgjigje nëse do e takonin. Më pas iu drejtuan bashkisë dhe policia sërish nuk lejojë, madje u sollën dhe me gjuhë agresive.
Bashkia thotë se Projekti TID perfshin: Restaurim- 70 objekte, Prishje dhe rindertim – 9 objekte, Shpronësim 74 objekte lek me 315,524,013.82 lek, por nuk na jep detaje mbi objektivin e këtij projekti dhe motivin se çfarë e bën interes publik shpronësimin e këtyre banorëve nga lagjja më e vjetër e këtij qyteti.
Bashkia thotë se kanë bërë dy dëgjesa publike me banorët e Durrësit që shpronësohen: E para në datën 07.12.2021 në pallatin e Kulturës, me pjesëmarrjen e Kryetares së Bashkisë Durrës, Ministres së Kulturës dhe Inovacionit, përfaqësues të AADF, anëtarë të këshillit bashkiak, qytetarët dhe përfaqësues të bizneseve të zonës, si dhe një tjetër në datën 14.09.2022 pranë Muzeut Arkeologjik, por nuk sqaron se çfarë mendimi kishin këto banorë mbi vlerën e shpronësimit që ky projekt i tyre i financon shpronësimin dhe çfarë u diskutua midis tyre mbi këtë projekt.
Bashkia thotë se ky projekt përfshin dy komponentë kryesorë: Financimin e zbatimit të një pjese të Projektit të Ndërhyrjes në Infrastrukturë dhe krijimin e TID Durrësi sipas modelit të zonave për përmirësimin e biznesit (BID), në përputhje me Ligjin 63/2020 "Për përmirësimin e Zonave të Biznesit.
Sipas kësaj të fundit bashkia thotë se ky projekt ka si qëllim ndërhyrjen në infrastrukturë dhe përmirësimin e bizneseve, por nuk sqaron arsyen se cila është infrastruktura dhe përmirësimi i bizneseve kur 74 banesa do të shpronësohen nga vendi i tyre duke i sjellë një krizë të papërballueshme jetese.
Për përmirësimin e biznesit bashkia nuk sqaron se kush është përmirësimi i biznesit këtu në projekt, kur sipas banorëve shpronësimi nga banesat e tyre do të kthehet në lulishte.
Xhadat i drejtohen AADF- Albania-American Development Foundation, e cila është sponsorizuesi apo donatori i projektit, për ta pyetur në lidhje me këtë projekt. Duke mos hapur askush derën e zyrave të tyre, pas shumë përpjekjeve, “Xhadat” mundësojnë një kontakt nga roja i pallatit me një nga punonjëset e AADF, e cila thotë se nuk kanë qenë në zyrë këto ditë dhe kthehemi të premten, por ju gjithsesi tha punonjësja mund të na dërgoni edhe e-mail pyetjet tuaja.
Hera e parë në ministri, por recepsionistja tha se s’kishin ende zyra, laptopa, kompjuterë. Se për shkak se Ministria Kulturës ka qenë në qendër dhe ka ardhur këtu në kinostudio. Por “Xhadat” i thanë: ju nuk jeni në punë tani, jo në punë jemi tha zonja. Punonjësit janë, por nuk kanë kompjuterë mor bir, - tha ajo. Shikoje jemi rrëmujë, u shpreh ajo.
Hera e dytë në Ministrinë e Kulturës, punonjësja bisedon në telefon me zëdhënësin për mediat dhe i thotë që e-maili juaj ka shkuar tek e-maili që ka qenë, duhet ta dërgoni në e-mailin e ri sepse është ministri e re.



