Kaloti: Televizioni e ka humbur sfidën me të vërtetën për hatër të interesave

Kaloti: Televizioni e ka humbur sfidën me të vërtetën për hatër të interesave

Ndikuesi dhe sipërmarrësi Anaid Kaloti i ftuar në emisionin “Bilardo” nga Denis Dyrnjaja, tha se tashmë televizioni e ka humbur sfidën me të vërtetën për shkak të interesave politike dhe ekonomike.

Teksa “shigjetoi” antenat celulare, Kaloti tha se këto të fundit janë duke sponsorizuar emisione “të forta” dhe askush nuk flet për këtë. Ndërsa kompromisi me interesin ka vrarë median, Kaloti tha se dixhitalizimi sot është duke i dhënë hapësirë për tu shprehur lirshëm shumë njerëzve.

“Unë i kam mbaruar studimet në shkollën e lartë për gazetari dhe nuk më vjen mirë të dëgjoj këtë, por është e vërtetë televizioni e ka humbur sfidën me të vërtetën. Kjo për hatër të interesave politike, ekonomike. Ne mund të kemi disa antena që na vrasin brenda kryeqytetit dhe askush nuk i komenton. Këto antena sponsorizojnë disa nga emisionet më të forta, kanë buxhetet më të forta...dhe askush nuk flet për këtë. Fillimisht mbyllën gojën për antenat, pastaj për diçka tjetër. E kështu media humbi këtë marrëdhënie me të vërtetën.

Kompromisi me interesin ka vrarë median dhe në botën e teknologjisë për fatin tonë të mirë gjithkujt i jepet mundësia që përmes kanalit të tij të thotë të vërtetën qoftë nga shtëpia, podcasti, por e mira është se nuk kemi këto kontratat e forta që të bëjnë “të mbyllësh gojën” dhe nuk të lënë të shkosh diku tjetër. Kjo është sfida që televizioni po gjen veten sot, pasi dixhitalia i dha hapësirën njeriut të shprehet më lirshëm pa qenë nevojë të zgjedh një kanal televiziv për të thënë të vërtetat e tij.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy