Temperaturat "përvëluese" deri në 38 gradë, parashikimi për sot

Temperaturat "përvëluese" deri në 38 gradë, parashikimi për sot

Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme edhe për ditën e sotme (e diel). 

 

Sipas parashikimeve sinoptike, moti do të jetë plotësisht i kthjellët në të gjithë territorin, duke ofruar orë të plota me diell. Pritet që vlerat maksimale të temperaturave të variojnë nga 34 deri në 38 gradë Celsius. 

 

Sa i përket parametrave të erës, ajo do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me një shpejtësi mesatare prej 4 m/s. Megjithatë, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të fitojë forcë, duke arritur shpejtësinë deri në 12 m/s. 

 

Ndërkaq, valëzimi në dete do të jetë i ulët, i forcës 1 deri në 3 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për ata që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në plazh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy