
Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare deri në 6m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 14m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore.
Deti, Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 18 °C
në vendet e ulëta: 6 / 20 °C
në vendet malore: 1 / 14 °C



