Polumbarët e Forcave të Armatosura kanë gjetur trupin e pajetë të Fran Bardhi, i cili mbyt në ujërat e lumit Mat. Pas rreth 1 jave 54-vjeçarit, u gjet sot në ujërat e lumit Fan.
“Trupi i 54-vjeçarit është gjetur pak orë më parë në një thellësi prej 4 m, i mbuluar nga balta dhe interte, dhe për shkak të errësirës, palombarët e Forcave të Armatosura do të rifillojnë ditën e nesërme operacionin për nxjerrjen e trupit”, sqaron ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Fran Bardhi po punonte në afërsi të lumit kur është marrë nga rrjedha e ujit, e cila erdhi në mënyre të menjehershme nga HEC-i që po ndërtohet në këtë zonë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunes (4 shkurt) në fshatin Ndër Fan.



