
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë një diskutimi në kuadër të Forumit të Paqes në Francë, ka folur edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve. Kurti është shprehur se nëse ka dështuar si projekt, shkëmbimi i territoreve nuk ka vdekur si ide,
“Projekti i këmbimit të territoreve ka pasur homolog edhe në Kosovë nga një prej paraardhësve të mi sepse në atë kohë është parë si një rregullim i shpejtë midis liderëve autoritarë që flasin për popullin si për familjen e tyre, që flasin për territoret e shteteve të tyre sikur të ishin prova private. Por, kjo ka pasur një lloj shije feudale që nuk ekziston më, por më duhet të pranoj që përkundër dështimit të projektit, ideja ekziston ende por pa ndonjë gjasë të madhe që të hyjë në fuqi”, tha Kurti.
Ideja e shkëmbimit të territoreve u hodh pak vite më parë, edhe pse jo zyrtarisht, gjatë dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të udhëhequr nga BE-ja. Në atë kohë, dialogu ndërmjetësohej nga Federica Mogherini si Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë dhe kryeministër ishte Hashim Thaçi.
Kjo ide u kundërshtua menjëherë nga shumë anëtarë të Bashkimit Evropian, përfshirë Gjermaninë, e cila e cilësoi si një skenar që do të hapte kutinë e ‘Pandorës’ në Ballkan.



