
Antidroga e Tiranës ka arrestuar 2 persona pasi u kapën duke transportuar 60 kg kanabis.
Gazetari Besmir Pula tha në studion e MCN Live se droga e kapur në Fushë Krujë vinte nga zona e Pukës, ku kultivohej atje në një ambient të hapur nga njëri prej të arrestuarve, Abdurrahman Rizvani.
Po ashtu gazetari bën me dije se grupi kishte dy muaj në përgjim.
Burime nga Policia e Tiranës dhe sektori Antidrogës më bëjnë me dije se lënda narkotike vinte nga zona e veriut, nga Puka. Pavarësisht se është ndaluar në zonën e rrethit të Krujës, nuk ishte nga ajo zonë.
Sipas burimeve të mia nga Antidroga, dy muaj kanë qenë në përgjime ky grup.
Krahas dy personave të arrestuar, Abdurrahman Rizvani, Kujtim Ukaj është shpallur në kërkim dhe një tjetër. Po ashtu burimet bëjnë me dije se dhe 1 i katërt është i përfshirë.
Droga prodhohej në qyteti ne Pukës, personi që e prodhonte ishte Abdurrahman Rizvani, ndërsa Kujtim Ukaj merrej me shitjen e lëndës narkotike. Skena ishte e tillë, që gjatë rrugës, njëra nga makinat bënte vëzhgimin e rrugës, ndërsa makina e dytë ku ishte vendosur dhe lënda kryente kryente pjesën e transportimit e lëndëve narkotike.
Janë të proceduar të arrestuarit për vepra penale, Ukaj është i proceduar në trafik klandestinësh dhe konflikte të shumta. Rizvani është i proceduar për konflikte.
1 kg e lëndës së sekuestruar shitet diku tek 1 mijë, 1200 euro. Lënda narkotike kultivohej në ambiente të hapura.



