Astrologu Hysgen Dauti bën parashikimin e yjeve: Ja shenjat më me fat për vitin 2026

Astrologu Hysgen Dauti bën parashikimin e yjeve: Ja shenjat më me fat për vitin 2026

Viti 2026 pritet të vijë me ndryshime, sfida dhe mundësi për të 12 shenjat e zodiakut.

 Astrologu Hysgen Dauti, i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, solli parashikimin e tij për shenjat që do kenë pikat më të larta dhe ato më të ulëta gjatë vitit të ardhshëm.

Sipas Dautit, nuk ekziston një vit ku vetëm një shenjë dominon plotësisht, por 2026 do të jetë viti i shenjave të ujit, siç janë Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit. 

Dashi

2026 është vit stabilizimi financiar. Dashi do të fokusohet në rregullimin e financave, mbylljen e kredive dhe krijimin e një jete më të qëndrueshme. Parashikohet blerje shtëpie apo prone, si dhe një vit i favorshëm për fejesa, martesa dhe krijim familjeje. Pikat e dobëta lidhen me momentet kur llogaritë nuk përputhen.

 

Demi

Demi do të përballet me thashetheme dhe ndërhyrje nga persona që tentojnë t’i dëmtojnë reputacionin apo punën. Megjithatë, në pikat më të larta, investimet e mëparshme do të japin fryte. Emri i Demit do të jetë shumë i përfolur dhe një nga arritjet kryesore do të jetë blerja e një makine të re.

 

Binjakët

Binjakët kanë një betejë të fortë me veten, vetëvlerësimin dhe vetëbesimin. Marrëdhëniet do t’i sfidojnë, por nëse e kuptojnë vlerën e tyre, do të gjejnë partnerë mbështetës. Është vit i parasë, që nis një cikël të ri shtatëvjeçar. Mund të ketë tronditje, por edhe suksese të mëdha. Binjakët janë “50 me 50”: ose bien, ose arrijnë majat.

 

Gaforrja

Pas një viti të vështirë që nxori në pah sekrete dhe probleme familjare, 2026 sjell rilindje. Gaforret do të kuptojnë se duhet të mbështeten vetëm te vetja. Fillime nga zero, pastrim energjish dhe ndërtim i një jete të re janë në fokus. Nisma të reja dhe rritje graduale.

 

Luani

Gjysma e parë e vitit sjell një gjendje letargjie dhe mbyllje ciklesh. Luani përfundon kapituj të vjetër dhe përgatitet për ndryshime si shtëpi apo vendbanim i ri. Gjysma e dytë e vitit sjell ringritje të fortë dhe përmirësim të dukshëm.

 

Virgjëresha

Vit i realizimit të ëndrrave dhe aspiratave. Virgjëresha do të lidhet me miq shpirtërorë, do të punojë në projekte në grup dhe do të spikasë në role drejtuese. 2026 sjell udhëtime, argëtim, shpërblime dhe sukses për punën e bërë ndër vite.

 

Peshorja

Sfida kryesore janë njerëzit negativë dhe intrigat. Peshorja duhet të seleksionojë rrethin personal dhe profesional. Pastrimi nga energjitë negative do të sjellë sukses të pastër. 

Është vit i rëndësishëm për të lënë emër dhe për të marrë vendime serioze në dashuri dhe martesë.

 

Akrepi

Një vit jo tipik për Akrepin, pasi fokusi do të jetë te udhëtimet, bashkëpunimet në distancë dhe fitimet jashtë vendit. Njohje me kultura të reja dhe ndjenjë lirie pa përgjegjësi të rënda. Akrepët do të jenë vazhdimisht në lëvizje.

 

Shigjetari

Më në fund Shigjetari ngre kokë. Çlirohet nga problemet ekonomike, ligjore dhe familjare. Viti i fitimeve dhe formulave të reja financiare. Zgjedhje personale pa ndikim familjar dhe rritje e famës, sidomos nga muaji korrik.

 

Bricjapi

2026 është vit i çifteve për Bricjapin. Fejesa, martesa dhe zyrtarizime marrëdhëniesh janë në plan të parë.

 Partnerët do të luajnë rol kyç në suksesin e tyre profesional dhe financiar. Bashkëpunime dhe kontrata të rëndësishme pritet të konkretizohen.

 

Ujori

Vit me ulje-ngritje të forta ekonomike. Nga zero në maksimum, me ndryshime të shpejta në stilin e jetesës. 

Ujorët do të krijojnë biznes apo pasuri në emër të tyre. 2026 është vit adrenaline, ku kuptohet fuqia e vërtetë personale.

 

Peshqit

Ndër shenjat më me fat të vitit 2026. Dashuri romantike si në filma, me udhëtime dhe përfundim serioz. 

Profesionalisht, do të kapin pozicione më të favorshme dhe të ardhurat do vijnë edhe në mënyrë pasive. Vit ideal për krijim familjeje dhe jetë të bukur emocionale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy