Rritet numri i rasteve të reja me koronavirus

Rritet numri i rasteve të reja me koronavirus

Rritet vrullshëm numri i rasteve të reja me koronavirus në 24 orë në Shqipëri. Sipas të dhënave ditore të ISHP-së, janë 153 rastet e konstatuara pas 847 testimeve të kryera në 24 orë.

Në 24 orë kanë humbur jetë 4 pacientë (një 64 vjeçar nga Durrësi, dhe 3 qytetarë nga Tirana: një 81 vjeçar, një 85 vjeçare dhe një 87 vjeçar), ndërsa janë shëruar 130 qytetarë, duke e çuar në 6106 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 61 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 12 në Durrës, 11 në Shkodër, 9 në Vlorë, 8 në Elbasan, nga 6 raste Lezhë, Mirditë, nga 3 raste Kavajë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Kurbin, Tropojë, Mat, Maliq, nga 1 rast Krujë, Fier, Has, Berat, Përmet, Kuçovë.

Në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 193 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 12 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

COVID-19 – Statistika (6 Shtator 2020)
Testime totale 67904
Raste pozitive 10255

Raste të shëruara 6106
Raste Aktive 3833
Humbje jete 316 (Qarku Tiranë 152, Durrës 42, Shkodër 36, Elbasan 19, Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, , Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2045
Durrës 450
Shkodër 302
Lezhë 216
Elbasan 160
Korçë 145
Vlorë 134
Kukës 132
Fier 111
Berat 68
Dibër 35
Gjirokastër 35

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy